Lajmet e fundit
Këshilli Drejtues i Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), ka zgjedhur të enjten për rektor të këtij universiteti, profesorin Alush Musajn.

Për rektor të Universitetit “Isa Boletini”, kishin konkurruar edhe Qerim Selimi dhe Muhamedin Hetemi.
Rektori Musaj, ka falënderuar anëtarët e Këshillit Drejtues për besimin e dhënë që ta udhëheqë Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”. “Është nder dhe përgjegjësi e madhe që ta drejtoj një institucion sikur Universiteti i Mitrovicës”, tha ai.
Ndryshe Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini” është themeluar nga Qeveria e Republikës së Kosovës më 06.03.2013, ndërsa vendimi është ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës më 31.05.2013. Në kuadër të UMIB-it funksionojnë 6 fakultete me 23 programe të ndryshme.
Në vitin akademik 2014/15 në UMIB ka pasur mbi 2700 studentë të regjistruar.