Lajmet e fundit

Manchester United ka barazuar pa gola me Southamptonin, në kuadër të xhiros së 27-të në Premier League.
Djajtë e Kuq mbetën me një lojtar më pak, qysh nga minuta e 34’, pasi Casemiro u ndëshkua me karton direkt të kuq. Kështu pjesa e parë përfundoi pa gola.
Edhe në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan që ta gjenin golin e fitores, por pa arritur dot.
Unitedi pas barazimit mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, pas 26 ndeshjeve.
Ndërkohë Southamptoni renditet në pozitën e 20-të me 22 sosh. /Klankosova.tv.