Manchester Unitedi ka shënuar fitore ndaj Fulhamit, me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 11-të në Premier League.
Golin e vetëm në këtë sfidë e realizoi Bruno Fernandes, në minutën e 91', pas një asistimi nga Facundo Pellistri.
Djajtë e Kuq kaluan më herët në pjesën e parë në epërsi me anë të Scott McTominay, por që goli i tij u anulua nga VAR-i.
Unitedi pas fitores kalon në vendin e tetë me 16 pikë të grumbulluara nga tetë ndeshje.
Ndërkohë, Fulhami pas humbjes mbetet në pozitën e 11-të me 13 pikë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.