Manchester United ka triumfuar ndaj Sheffield United, me rezultat 2-1, në kuadër të xhiro së nëntë në Premier League.
Golin e parë në ndeshje e ka shënbuar Scott McTominay, në minutën e 28’.
Megjithatë, Sheffield u kthye në lojë me anë të Oliver McBurnie, në minutën e 34’, i cili ishte i saktë nga penaltia. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Diogo Dalot, shënoi një supergol në minutën e 77’, i cili rezultoi të jetë i fitores.
Unitedi pas kësaj fitore renditet në vendin e tetë me 15 pikë. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.