Lajmet e fundit

Manchester United ka kompletuar transferimin e Lisandro Martinez nga Ajax, për 46.5 milionë funte.
Mbrojtësi argjentinas tashmë ka mbërritur në Old Trafford, pas një sage të zgjatur transferimi.
Trajneri i ri i Djajve të Kuq, Erik ten Hag, e identifikoi shpejt 24-vjeçarin si objektivin kryesor.
Ai tani ka arritur qëllimin e tij, me Djajtë e Kuq që tani përforcohen më tej në mbrojtje.
United ka lëshuar një deklaratë zyrtare që konfirmon transferimin.
“Manchester United është i kënaqur të njoftojë se klubi ka arritur një marrëveshje me Ajax për transferimin e mbrojtësit argjentinas, Lisandro Martinez”.
Kontrata e Martinez thuhet se do të zgjasë deri më 2027, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.