Lajmet e fundit

Manchester United nuk arriti dot të merrte më shumë sesa një barazim.
Pas barazimit 1:1 në “Old Trafford” ndaj West Ham United, “Djajtë e Kuq” kanë barazuar me të njëjtin rezultat tani me Evertonin, duke marrë kështu vetëm një pikë.
Manchester United ishte duke fituar 1:0 deri në minutën e 89’të, kur Marouane Fellaini, i cili hyri në lojë në minutën e 85’të, shkaktoi penallti, shkruan albeu.com
Nga pika e bardhë nuk gaboi Leighton Baines, i cili shënoi për 1:1, derisa golin për “Djajtë e Kuq” e kishte shënuar Ibrahimovic në fund të pjesës së parë.
Ky është barazimi i gjashtë për Unitedin këtë edicion, të cilët gjenden në pozitën e gjashtë me 21 pikë.