Lajmet e fundit

Sulmuesi i Stoke CIty, Peter Odemwingie, insiston se Manchester United e ka humbur efektin “frikësues” me të cilin i tmerronte ekipet kundërshtare dikur.
Menaxheri i United, Louis van Gaal, ka qenë subjekt i suhmë kritikave e presioneve kohëve të fundit pasi që sezonin e fundit lojtarëve të tij u mungonte performanca.
Si rezultat, Odemwingie thotë se United s’është ekipi që ishte dikur.
“Ata s’janë si dikur, nuk i kanë as emrat e as kualitetin që e kishin”, ka thënë 34 vjeçari. “Janë bërë më të turpshëm, dhe nuk e ndërmarrin më rrezikun për të cilin njiheshin”, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.