Lajmet e fundit
Pas deklarimeve se David De Gea do të largohet në drejtim të Real Madrid, skuadra e Manchester United ka filluar që të kërkojë një zëvendësues për të.

Vendin e De Geas raportohet se do ta zë portieri aktual i Galatasarayt, Fernando Muslera.
United për të siguruar shërbimet e tij janë të gatshëm që të sakrifikojnë edhe anësorin, Antonio Valencia.
Van Gaal ka thënë se ka një simpati të veçantë për Musleran, kështu që do të ishte shumë i kënaqur sikur ta ketë atë nën menaxhim sezonin e ri.