Lajmet e fundit

Manchester United po përgatit një ofertë prej 60 milionë eurosh për mesfushorin e Bayern Munchen, Arturo Vidal, sipas La Cuarta.
Djajtë e Kuq janë të gatshëm që t’ia ofrojnë kilianit 18 milionë dollar në vit, teksa duan që ta bashkojnë me bashkëkombësin e tij, Alexis Sanchez.
Megjithatë, United përballet me konkurrencë nga Chelsea, trajneri i të cilëve, Antonio Conte, kishte punuar me Vidalin më parë te Juventus.