Lajmet e fundit
Portugezi është pa punë tash e gjashtë muaj, pas largimit nga Chelsea për shkak të rezultateve të dobëta, por pritet që ai të kalojë në Old Trafford.

Louis van Gaal pritet të bëhet drejtor sportiv i Manchester United, në një lëvizje që i lejon Jose Mourinho që të bëhet menaxher i skuadrës për edicionin e ardhshëm.
Dyshja ka punuar më herët së bashku, gjatë viteve të 90-ta tek Barcelona, ndërsa zëvendëspresidenti i skuadrës Ed Woodward është i vendosur ta përdor eksperiencën e holandezit.
Në ndërkohë Mourinho raportohet të ketë refuzuar oferta nga skuadra tjera, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ta marrë drejtimin e skuadrës nga Old Trafford.