Manchester United ka barazuar 1-1 me Swansea duke marrë vetëm një pikë nga ky takim, njofton Klan Kosova.
Fitorja eventuale e djajve do të thoshte pozicionim në vendin e katërt – pozicion që dërgon në Ligën e Kampionëve, njofton Klan Kosova.
United ishte duke udhëhequr 1-0 me golin e Wayne Rooney nga penaltia në minutën e 45, por një super gol i Gylfi Sigurdsson nga gjuajtja e lirë pamundësoi kalimin e United në top-katër në gjiron e 34 të Premier Ligës.
Tani United ka 64, në vendin e pestë, një më pak se Manchester City që është në vendin e katërt.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.