Lajmet e fundit
Djajtë e Kuq janë të interesuar ta kenë uellsianin në radhët e veta, pasi e shohin si lojtarin rreth të cilit mund të ndërtohet pjesa tjetër e skuadrës

Manchester United është i vendosur të bëjë edhe një përpjekje, të tretën me radhë, për të transferuar Gareth Bale.
Raportohet se zyrtarët e Real Madrid nuk i kanë plotësuar kërkesat e uellsianit, ndërsa Djajtë e Kuq janë të bindur se ai mund të menaxhohet më mirë.
Megjithatë, United duhet të paguajë gati 100 milionë euro për uellsianin, po aq sa patën paguar Los Blancos kur e patën blerë nga Tottenham.