Lajmet e fundit

Interesimi nga Louis Van Gaal për ta sjell në United, Thomas Muller nga Bayern Munich nuk ka pushuar.
Express.co.uk shkruan që drejtuesit e Djajve të Kuq janë të gatshëm që të ofrojnë 50 milionë funta për ta transferuar gjermanin.
Ai ka qenë i përmendur pas Schweinsteiger se do të kalojë në Old Trafford. United tash për të ka përgatitur një ofertë pesë vjeçare.
Por, ai nuk është i vetmi në listën e Van Gaal, edhe Mario Gotze thuhet se do të kalojë në Manchester United pavarësisht njoftimeve nga klubi bavarez se asnjëri nga lojtarët nuk do të shiten.
Por, një ofertë prej 40 milionë funtave thuhet se do të bindë drejtuesit e klubit gjerman për ta lënë të lirë edhe Gotze-n, transmeton Klan Kosova.