Lajmet e fundit
Gjiganti anglez do ta transferojë brazilianin, duke mposhtur kështu konkurrencën e madhe nga rivali lokal Manchester City

Manchester United ka arritur marrëveshje për transferimin e mesfushorit brazilian Fred nga Shakhtar Donetsk.
Djajtë e Kuq do ta blejnë mesfushorin për 60 milionë euro, duke e bërë atë transferimin e parë në Old Trafford për afatin kalimtar të verës.
United po ashtu është afër transferimit të mbrojtësit të talentuar të Porto, Diogo Dalot, që ka klauzolë largimi prej 20 milionë eurosh.