Lajmet e fundit
Gardiani i katalunasve mund të transferohet në Old Trafford gjatë verës, meqë Djajtë e Kuq frikësohen se Të Bardhët do t'ua marrin David De Gea

Manchester United po e përgatit ofertën prej 150 milionë eurosh për portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.
Spekulimet po vazhdojnë të sugjerojnë që David de Gea shumë shpejtë mund të kalojë te Real Madridi, ndërsa kjo ka bërë që Djajtë e Kuq të preokupohen me gjetjen e një portieri të ri.
Trajneri i United, Jose Mourinho, e ka shënjuar gjermanin, dhe po përgatitet që ta ofrojë një shumë të majme për të.