Lajmet e fundit
'Djajtë e kuq' kanë vendosur që të mos e shesin gardianin David de Gea, nëse Real Madrid nuk pranon që në marrëveshje të përfshihet edhe Sergio Ramos.

Manchester United ka arritur t’i bëjë të pazgjidhshme transferimet e mundshme të David de Gea e Sergio Ramos.
Kjo vie pas situatës së krijuar në kampin mbretëoror pasi Ramos kërkoi kushte më të mira me kontratën e re, ose ndryshe largim nga klubi në drejtim të ‘Djajve të kuq’.
Duke parë këtë situatë, drejtuesit e United ua kanë bërë të qartë atyre të Madridit se nuk mund të ndodhnë një kalim i David de Geas në kryeqyetin spanjoll, po nuk u transferua Sergio Ramos në ishull.
De Geas kontrata i skadon vitin tjetër, por drejtuesit e klubit nga Old Trafford mbajnë qëndrim se ata janë të gatshëm të rrezikojnë këtë gjë, nëse Reali nuk ua shet qendërmbrojtësin Ramos.