Lajmet e fundit
Manchester United raportohet se mund të bëjë një lëvizje të lojtarit francez, Karim Benzema nga Real Madrid.

Louis van Gaal pritet që të përforcojë vijën e sulmit të skuadrës këtë verë, në mënyrë që të jetë pretendent i denjë që të luftojë për tituj.
United ka hequr dorë nga Falcao, ndërsa bazuar në “The Sun” francezi është në top listën e van Gaal.
Ata janë të gatshëm që të ofrojnë 40 milionë funta për të, i cili ka qenë edhe synim i Sir Alex Ferguson sa ishte në krye të Manchester United.