06.01.2017 · përditësuar para 3494 dite1 min lexim
Hip-hop artisti shqiptar, që jeton nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Viktor Paloka, i njohur me emrin artistik Rebel a.k.a Unikkatil, ka dalur në përkrahje të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, që u arrestua ditë më parë në Francë, njofton Klan Kosova.
Unikkatil, reperi shumë i pëlqyer, është tepër i rrallë në reagimet e tij në rrjetet sociale, por këtë herë ka përdorur llogarinë në Facebook për të shprehur përkrahjen e tij për Haradinajn.
“Unë jam Rambo”, apo “Je suis Rambo”, ka shkruar Unikkatil në Facebook, duke postuar edhe një fotografi të Haradinajt në një bashkëbisedim me ish-ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksandar Jabllanoviq.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.