Lajmet e fundit

Unicef dhe Comodita janë bërë bashkë për fëmijët.
Me blerjen e produkteve të Comodita, si dyshekë, jastëkë dhe mbishtresë, ju bëheni pjesë e nismës së Unicef për të mbështetur edukimin e hershëm dhe një të ardhme më të mirë për çdo fëmijë në Kosovë dhe Shqipëri.
Por çka është më konkretisht kjo iniciativë për fëmijët, në emisionin “Ora Shtatë” u fol me Dafina Zunën, zyrtare për partneritet dhe komunikim në Unicef, dhe Dafina Krasniqin, zyrtare për edukim në fëmijëri të hershme në Unicef.
“Unicef ka nënshkruar një marrëveshje partneriteti me Comoditën, është Unicefi në Kosovë dhe në Shqipëri. Ideja është që të bëjmë promovimin e edukimit në fëmijëri të hershme, duke pasur parasysh edhe mungesën e qasjes në parashkollor, për çerdhe, pastaj kualiteti, e sidomos involvimi i prindërve në edukimin e fëmijëve. Ideja është të shfrytëzohen të gjitha pikat ku janë dyqanet e Comoditës, në Kosovë e Shqipëri, të ndahen mesazhe me prindërit, me klientët që vizitojnë dyqanet, të marrim përshtypjet e tyre mbi kampanjën dhe përshtypjen e tyre se si e shohin edukimin në fëmijëri të hershme”, u shpreh Zuna.
Nga ana tjetër, Krasniqi thotë se “fokusi i kampanjës është te sakrifica e prindërve dhe të të bërit më e lehtë të qenit prind”.