Lajmet e fundit

Lajmin e mirë më 21 tetor e dha zëvendësministri i punëve të jashtme, Petrit Selimi.
Të gjithë iu patën gëzuar vendimit të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s që çështja e anëtarësimit të Kosovës të jetë pikë e rendit të ditës në Asamblenë e Përgjithshme.
Megjithatë, në këtë rrugë vetëm ky hap doli të jetë i suksesshëm.
Të hënën në asamblenë e përgjithshme, Kosovës i munguan vetëm tri vota të bëhet anëtare e UNESCO-s,njofton Klan Kosova.
92 vota për, Kosova mori nga aleatët tradicional. Ambasadori francez i tha po Kosovës në UNESCO.
Njësoj edhe Britania. Edhe Mali i Zi mbështeti fqinjin e vet lindor. Mirëpo, këtu në Paris, pati shtete që ishin kundër.
Vendimi i Serbisë dihej. Edhe i Rusisë nuk vihej në dyshim
Askush nuk kishte pritur përkrahje nga Spanja e Meksika.Por kosovarët nuk u erdhi mirë votimi i disa vendeve islamike sic janë, Maroku, Palestina, Indonezia, Siria e Libani.
Kronikë nga Zija Miftari.