Më 20 tetor 1854 lindi Arthur Rimbaud, i ashtuquajtur poeti i mallkuar.
I përfshirë në një lidhje dashurie me poetin tjetër të njohur Paul Verlaine - një histori që do t’i frymëzonte të shkruanin disa nga vargjet më të bukura të letërsisë botërore.
Pas një grindjeje mes të dyve, Rimbaud shkroi disa letra që ruhen ende sot, shkruan botimeshqip.com
“Kthehu! Kthehu i dashur im! I dashuri im i vetëm, kthehu! Të betohem se do të ndryshoj dhe do të jem më i sjellshëm. Nëse sjellja ime nuk ka qenë e denjë, kjo ka qenë një shaka të cilën unë nuk do ta vazhdoj. Ndihem kaq keq dhe bosh sa nuk kam fjalë të ta shpreh. Kthehu dhe gjithçka do të harrohet. Kam dy ditë që s’mund të bëj dot asgjë, vetëm rri dhe qaj. Bëhu i sjellshëm dhe kthehu! Të gjitha gjërat e tua janë ende këtu siç i ke lënë. Dua të kuptosh që nuk kishte asgjë të vërtetë në grindjen tonë. Tashmë e kam kuptuar se cili ishte gabimi. Kthehu! A nuk mund të jetojmë dot të lumtur si më parë? Nuk mund të rri dot më këtu gjatë pa ty. Të lutem, ndiq zemrën tënde dhe kthehu sa më shpejt. Ç’mund të jetë jeta ime pa ty?
I yti për gjithë jetën!
Rimbaud”.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.