Lajmet e fundit

Për të ngritur ndërgjegjësimin mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm që u miratuan zyrtarisht të premten, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do t’i bashkangjitet inciativës globale dhe do të jetë nikoqir i Social Good Summit (samitit për mirëqenie të përgjithshme) 2015 në Kosovë.
Ky samit do të tubojë përfaqësues të shoqërisë civile, institucioneve të Kosovës dhe agjencive të OKB-së dhe do të bëhet kështu pjesë e më shumë se 100 ngjarjeve që janë duke u organizuar në tërë botën për të prezantuar Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Të miratuara më 25 shtator nga 193 shtete, anëtare të OKB-së, objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë 17 objektiva ambicioz për të zhdukur varfërinë, luftuar pabarazinë dhe trajtuar ndryshimet klimatike deri në vitin 2030, transmeton Klan Kosova.