Lajmet e fundit

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në takim pune një delegacion të UNDP në Kosovë.
Gjatë këtij takimi, Lumezi dhe përfaqësuesit e UNDP-së, kanë biseduar lidhur me mbështetjen e UNDP-së në luftën kundër korrupsionit, përkatësisht mbështetjen për Prokurorin e Shtetit në luftën e tij kundër veprave të korrupsionit të nivelit të lartë.
Në këtë takim bashkëbiseduesit u pajtuan që të bashkëpunojnë në zhvillimin e kapaciteteve të prokurorëve për specializim në lëndët kundër korrupsion, për hetimin e krimeve financiare dhe zhvillimin e aftësive të prokurorëve nga fusha e kontabilitetit për hetimin e krimeve financiare.
Po ashtu u bisedua për zhvillimin e bazës së të dhënave për Prokurorin e Shtetit, si dhe lidhur me raportimin e Mekanizmit Përcjellës për Harmonizimin e Statistikave për Veprat Penale Karakteristike.
Lumezi ka thënë se bashkëpunimi i deritanishëm me UNDP ka qenë shumë i mirë dhe ka konfirmuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit mirëpret vazhdimin e bashkëpunimit me UNDP-në në Kosovë në luftën kundër korrupsionit.