Lajmet e fundit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar do të lansojnë Analizën e Pulsit Publik me temë “Perceptimet e Shoqërisë Civile në Kosovë” në një tryezë të rrumbullakët që do të mbahet sot në sallën e konferencave të UNDP-së.
Të gjeturat e kësaj analize përfshijnë pjesën vëllimore që bazohet në të dhënat e mbledhura nga anketa e Pulsit Publik derisa pjesa kualitative është rezultat i dalë nga tri fokus grupe që janë mbajtë në: Prishtinë, Ferizaj, dhe Prizren.
Në dokument përfshihen edhe veprimet e mëtutjeshme që duhet ndërmarrë për të adresuar çështjet specifike, transmeton Klan Kosova.