Lajmet e fundit

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) lansoi sot Pulsin Publik XV, projekt ky i financuar nga USAID. Sondazhi shqyrton situatën socio-ekonomike në Kosovë duke analizuar perceptimet e çështjeve politike, ekonomike, të sigurisë dhe të zhvillimit.
Përveç treguesve të zakonshëm kyç, kjo përmbledhje gjithashtu shqyrton njohuritë e kosovarëve për mjedisin dhe ndikimin e tij në shëndetin e njeriut. Anketa, e cila u zhvillua në nëntor të vitit 2018, përfshiu 1306 kosovarë mbi moshën 18 vjeç.
Ngjashëm me anketat e mëparshme, pjesëmarrësit theksojnë se papunësia (29.4%), korrupsioni (13.4%) dhe varfëria (8.6%) janë çështjet kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova. Rezultatet tregojnë një rritje të qëndrueshme pozitive në shumë fusha kyçe, duke përfshirë besimin në institucionet kryesore dhe ndjenjën e sigurisë në publik.
Në vijim janë disa nga gjetjet kryesore të anketës:
Raporti tregon se kënaqëshmëria me institucionet kryesore publike është rritur. Sidomos me Gjykatat (37.8%) dhe Prokurorinë (35.3%), të cilat janë ngritë në nivelin e kënaqëshmërisë me 6.6%, niveli ky më i lartë i regjistruar ndonjëherë në anketat e Pulsit Publik.
5% e kosovarëve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me drejtimin politik, që është një rritje prej 7% nga tetori I vitit 2017. Megjithatë, 50% e të anketuarve janë ende të pakënaqur ose shumë të pakënaqur me drejtimin politik të Kosovës. Rreth 34% kanë raportuar se besojnë se vota e tyre mund të ndryshojë situatën në Kosovë.
5% e të anketuarve mendojnë se institucionet qëndrore po punojnë në përputhje me interesat e qytetarëve, krahasuar me 18% në tetor të vitit 2016. 23.3% janë optimistë në lidhje me mundësitë e punësimit, që është vlera më e madhe e regjistruar ndonjëherë në anketat e Pulsit Publik.
71% e kosovarëve ndihen të sigurt kur gjenden në rrugë, që është numri më i lartë që nga viti 2013. Megjithatë ekzistojnë dallime të mëdha ndërmjet bashkësive etnike, pasi vetëm rreth 10% e serbëve të Kosovës pretendojnë të ndihen të sigurt në rrugë.