Udhëheqësja e UNDP-së në Kosovë me këtë rast vlerësoi lart bashkëpunimin dhe punën e deritanishëm me Ministrinë e Administratës Publike. Ndërsa ministri Yagcilar përgëzoi rolin e UNDP-së në Kosovë, duke thënë se shpreson që partneriteti i shkëlqyer të thellohet më tutje.
Ai foli edhe për ecurinë e procesit të reformimit të administratës publike në Kosovë, me theks të veçantë pakon ligjore ku bëjnë pjesë: Projektligji për Administratën Shtetërore, ai për Zyrtarët Publikë dhe Projektligji për Pagat.
Konstatim i përbashkët ishte avancimi i bashkëpunimit ndërmjet MAP-it dhe UNDP-së.





