UNDP dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të firmosin sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili zyrtarizon bashkëpunimin në harmonizimin e mëtutjeshëm të praktikave gjyqësore me qëllim të rritjes së efikasitetit të gjykatave.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të nënshkruajnë sot një Memorandum Mirëkuptimi i cili është shqyrtuar dhe miratuar nga KGjK-ja më 8 Prill 2015.
Përmes një kumtese për media, UNDP thotë se memorandumi zyrtarizon bashkëpunimin në harmonizimin e mëtutjeshëm të praktikave gjyqësore me qëllim të rritjes së efikasitetit të gjykatave dhe hartimin dhe zhvillimin e kurrikulës për programin e punës praktike të praktikantëve dhe trajnimit në punë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.