Lajmet e fundit

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha publikoi në video në “Facebook”, deklaratën e kryeministrit Edi Rama në 2013 kur ju kërkoi votën banorëve të “Unazës së Re”.
“Shtëpitë e ndërtuara pa leje nuk do të prishen edhe sikur Enver Hoxha të ngjallet”, – deklaroi në vitin 2013 Rama.
Por sot, sipas Bashës, “për të siguruar vjedhjen 40 milionë euro, Edi Rama, mohon dhe vetveten.”Në postimin e tij, Basha sjell me video mohimin që i bëri Rama premtimit të tij elektoral vetem dy dite me parë.