Lajmet e fundit

“Kur është fjala për Kosovën, Serbisë i është vendosur një ultimatum i vështirë, meqë po kërkohet që të heq dorë nga prona e Telekomit të Serbisë në krahinë”, ka deklaruar sot drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, transmeton Klan Kosova.
Ai ka shtuar se deri të dielën Beogradi duhet të deklarohet nëse e pranon ose jo “projekt-marrëveshjen groteske të telekomunikacionit”, dhe se me bindjen e tij të thellë ky ultimatum është i papranueshëm, dhe se as si negociator dhe as si serb nuk mund ta pranojë faktin që Serbia të heqë dorë nga pronat e saj në Kosovë.
Gjuriq po ashtu deklaroi se nëse qeveria, të cilën e mbështetë pa kushte, megjithatë vendos ndryshe, do të jetë i detyruar që ta lë postin e kryenegociatorit me Prishtinën dhe postin e drejtorit të zyrës për Kosovën.
Sipas fjalëve të tij, kur i parashtrojnë pyetje përfaqësuesve të BE-së dhe Prishtinës se çka fiton Serbia si shtet me pranimin e një marrëveshjeje të tillë, përgjigjja është gjithmonë heshtje.
“Kur ne themi se një marrëveshje e tillë neve nuk na duhet, atëherë le të mos bëjmë asgjë, të mos prekim dhe ndryshojmë asgjë, përgjigjja e tyre është sërish vetëm heshtje. Përgjigje të drejtë nuk ka”, ka deklaruar Gjuriq.