Lajmet e fundit

Në kuadër të manifestimit “Të gjithë për turizëm”, duke filluar nga 12 maji fillon cikli i organizimit të koncerteve ku të parët performojnë Ledri Vula dhe Kida, si dhe David Dreshaj dhe DJ Danko.
“Më 13 maj do të performojë grupi Sevdah baby dhe Ivana Vladoviq, ndërsa më 20 maj në Ulqin do të mbahet koncerti i grupit të njohur nga Bosnja dhe Hercegovina, Hari Mata Hari, i cili edhe karierën e vet muzikore e ka filluar në vitin 1985 pikërisht në qytetin e Ulqinit”.
“Ftojmë të gjithë qytetaret të na bashkëngjiten në këto ditë festive ku gjatë tërë muajit do te kemi edhe shumë aktivitete siç janë Teqballi në Ulqin, Pranvera në Anë të Malit, Netët e klipit shqiptar, si dhe shumë e shumë evente të tjera”, thuhet në një njoftim të Organizatës turistike./Klankosova.tv/.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.