Lajmet e fundit

Qyteti bregdetari i Ulqinit, për pushuesit këtë vit do të bëjë hapjen e panairit të librit të 15-in me radhë “Ulqini 2015”.
Ky panair do të organizohet nga Instituti i Librit dhe i Promocionit në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit ku janë të ftuar pjesëmarrës botues të shumtë librash me rreth 3500 tituj.
Përveç se në gjuhën shqipe libra do të ofrohen edhe në gjuhë të tjera për pushuesit e huaj.
Në panair i ftuar nderi do të jetë edhe shkrimtari i njohur, Fatos Kongoli.
Ceremonia e hapjes së këtij panairi do të mbledhë emra edhe nga politika e Shqipërisë dhe e Kosovës.
Në hapjen e panairit të 15-të me radhë të librit në Ulqin do të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe ministri i Kulturës të Republikës së Kosovës Kujtim Shala si dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta bashkë me ministren e Kulturës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro
Librat do të jenë në duart e lexuesve nga data 26 korrik deri më 4 gusht.