Lajmet e fundit

Personat të cilët kanë rënie të shpeshta dhe të shpejta të shtypjes së gjakut, kur ngritën në këmbë shumë shpejt, kanë rrezikshmëri më të lartë ndaj sëmundjeve mentale, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Sipas një studimi nga disa shkencëtarë, i publikuar në Plos Medicine, thuhet që më pak gjak arrin në tru gjatë këtyre momenteve, kështu duke çuar në shkatërrimin e qelizave të trurit gjatë kohës.
Sëmundjet mentale, sipas ekspertëve janë shpjegimi më i afërt, megjithatë si sëmundje kanë nevoje për studimet të mëtutjeshme.
Ndër faktorët e tjerë të cilët kanë ndikim në këtë aspekt është edhe pirja e duhanit.