Profesori Sylë Ukshini, ka deklaruar se nazistët do t’ia kishin lakminë Gjykatës Speciale, atje ku po gjykohen ish-krerët e UÇK-së për mbi pesë vjet.
Në “Kosova Today”, Ukshini këtë e tha me shumë bindje, transmeton Klankosova.tv.
Sipas tij, kjo vjen për shkak të përpjekjes për të ‘heshtur’ spastrimin etnik.
Ai po ashtu shtoi se Specialja ka tendencë për ta bazuar dhunën shtetërore me rezistencën.
“Nëse e merr mënyrën se si e ndërton narrativën dhe aktakuzën Prokuroria, ty të krijohet përshtypja që ne kemi jetuar në një vend demokratik dhe një ditë jemi rebeluar dhe kemi dashtë ta largojmë Serbinë dhe ta marrim pushtetin. Shyqyr që disa prokuror kanë studiuar në Perëndim dhe e kanë mësuar se ka dy lloje të krimeve, ka krime që janë si qëllim i luftës dhe ka krime që janë si pasojë e luftës. dhe këta evropianë, që dinë nganjëherë me fshehë albanofobinë dhe islamofobinë, kanë mësuar se si të ndërtohen disa gjëra. Duke lexuar një libër për gjenocidin, thotë se pikërisht perëndimorit duhet ta heqin nga nenet çështjen e spastrimit etnik, se nëse e lënë gjermanët do i akuzojnë herë do kur do për dëbimin e 15 milionë gjermanëve”, tha Ukshini në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=0gwhH4hrz7I
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.