Pas eliminimit të hidhur nga Polonia të enjten, Shqipëria rikthehet në aksion sonte për ta mbyllur grumbullimin e muajit mars me një duel miqësor ndaj Ukrainës.
Kjo ndeshje zhvillohet në Valencia të Spanjës, duke filluar nga ora 20:45 dhe do transmetohet direkt në Klan Kosova dhe në platformën më të madhe televizive, Artmotion, Sport 1, nën komentimin e Artor Shalës.
Përballja e sontma mund të jetë një mundësi e mirë për trajnerin Sylvinho që t'i provojë futbollistët si Ernest Muçi dhe Anis Mehmeti, të cilët janë në formë fantastike tek ekipet e tyre, por në ekipin kombëtar nuk kanë gjetur besimin e trajnerit brazilian. /Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.