Lajmet e fundit

Një ukrainas luan pianon, në vendin ku po qëndrojnë refugjatët ukrainas në Poloni.
"Në fillim, kur filloj të luaj muzikë, duart i kam të nxehta, por pas një kohe bëhet gjithnjë e më ftohtë dhe bëj gjithnjë e më tepër gabime sepse duart i kam më të ftohta", tha muzikanti për Klan Kosovën.
"Mund të luaj 4 apo 5 orë dhe më pas më duhet të pushoj për ditën tjetër, sepse do të më kryqëzoheshin gishtat nga të ftohtit".
Refugjati tha se kjo është dita e katërt në kampin në Poloni, ndërsa që më herët kishte qenë në Lviv.
"Stacioni i trenit ishte shumë i ngarkuar në Lviv, radha është shumë e gjatë, ndoshta 10 kilometra", tha ai.
Në fund, ai filloi të luajë një këngë ukrainase.