Lajmet e fundit

Ukraina ka urdhëruar banorët e qytetit Kupiansk të strehohen, përderisa Rusia po përpiqet ta rimarrë qytetin.
Komanda ushtarake e Kharkiv u bëri thirrje familjeve dhe atyre 'me lëvizje të kufizuar' të largohen për shkak të bombardimeve 'konstante' nga forcat ruse.
Rusia kishte okupuar qytetin, qendër e rëndësishme e furnizimit, në fillim të agresionit të saj, por Ukraina e rimori në shtator.
Ndërkohë, grupi Wagner tha se trupat e tij 'praktikisht kanë rrethuar' qytetin Bakhmut, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv.
Në fillim të javës, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pranoi se situata në Bakhmut, rreth 130 km në jug të Kupiansk, po bëhet çdoherë e më e vështirë.
Banorëve të strehuar do t'u ofrohet asistencë, akomodim, ushqim, ndihmë humanitare dhe përkrahje mjekësore.
Qytetarët tjerë po ashtu u lejuan të largohen nga regjioni.