Lajmet e fundit

Zyrtari i lartë ukrainas i sigurisë, Oleksiy Danilov, ka thënë se Rusia duket se ka nisur ofensivën e re të parashikuar në lindje të vendit.
"Këtë mëngjes, përgjatë pothuajse të gjithë vijës së frontit të rajoneve Donetsk, Luhansk dhe Kharkiv, pushtuesit u përpoqën të thyejnë mbrojtjen tonë", tha Danilov.
“Ata filluan përpjekjen e tyre për të nisur fazën aktive këtë mëngjes”.
Rusia ka ripërqendruar forcat e saj rreth lindjes javët e fundit pasi u tërhoq nga zona përreth kryeqytetit, Kiev, pas rezistencës së ashpër, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.