05.07.2023 · përditësuar para 1124 dite1 min lexim
Ukraina vazhdon të fitojë në jug të Bakhmutit ndërsa përballet me rezistencë të ashpër në veri të qytetit, sipas zëvendësministres ukrainase të Mbrojtjes, Hanna Maliar.
Rusia "po hedh të gjitha forcat e saj" për të provuar të ndalojë përparimin e Kievit në zonë, pretendoi Maliar, duke shtuar se ushtarët e Moskës po shtyjnë në drejtim të Lyman, Svatove dhe Bakhmut dhe kishin ngritur një mbrojtje me tre nivele në ato zona "për të fituar një terren."
"Por ata ende nuk kanë sukses," tha ajo të martën.
Lyman dhe Svatove janë qytete në veri të Bakhmutit, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
Në përditësimin ditor, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës tha gjithashtu se Ukraina po konsolidonte pozicionet rreth Bakhmutit. "Ushtarët ukrainas vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në jug dhe në veri të Bakhmut, duke u forcuar në linjat e arritura," tha ai.
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.