Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka paralajmëruar se inkursioni 12-minutësh i avionëve rusë në hapësirën ajrore të Estonisë tregon se ajo është 'e përgatitur për të përshkallëzuar më tej' veprimet e saj në Evropë.
Andrri Sybiha u bëri thirrje vendeve të tjera të Evropës Lindore të bashkëpunojnë më ngushtë me Ukrainën për të përfituar nga "ekspertiza" e saj në kundërshtimin e sulmeve ruse.
"Asnjë vend tjetër nuk ka ekspertizën për t'iu kundërvënë sulmeve të tilla ajrore të kombinuara në shkallë të gjerë. Ne jemi të përgatitur ta ndajmë atë me partnerët tanë që përballen me kërcënime në rritje ruse në hapësirën e tyre ajrore”.
“Gjithashtu ka kuptim të kombinohen sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase dhe aleate dhe të mbrohen së bashku qiejt evropianë mbi Ukrainën dhe vendet e tjera", ka thënë Sybiha, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.