Lajmet e fundit

Regjisori dhe muzikanti i famshëm serb, Emir Kusturica, e ka anuluar koncertin e grupit të tij “No smoking orkestra”, i cili është dashur të mbahet në fund të korrikut në Kiev, për shkak të obligimeve që lidhen me xhirimet e filmit “Në rrugën e qumështit”, raporton Srna, transmeton Klan Kosova.
Ministria e Kulturës së Ukrainës ka kërkuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës për ta ndaluar koncertin e tij në Kiev, për shkak të çrregullimeve të mundshme masive.
Por, raportohet se Kusturica e ka anuluar këtë koncert para se Ministria e Kulturës së Ukrainës të kërkojë ndalimin e tij.
Sipas Tas A, Ministria e Kulturës së Ukrainës ka deklaruar se është e pamundur që Kusturica të shfaqet në Kiev më 28 korrik, për shkak se ai shumë herë e ka shprehur publikisht mbështetjen e politikës ruse karshi Ukrainës dhe Krimesë.
“Për të shmangur rrezikun e shkeljeve masive të rendit publik, protestave publike dhe përçarjeve përkujtimore të 1000 vjetorit të vdekjes së të madhit Princit të Kievit Vladimir, më 28 korrik, do të ishte e përshtatshme që Emir Kusturica të përmbahej nga koncerti në Kiev atë ditë, ka deklaruar shërbimi për shtyp i Ministrisë së Kulturës.