Lajmet e fundit

Ambasadori i Ukrainës në Serbi Oleksandr Aleksandroviq, tha sot se vendimi i Qeverisë së Kosovës për shtetëzimin e pronës së regjistruar në emër të ish-Jugosllavisë e Serbisë është i paligjshëm.
"E ashtuquajtura Qeveri e Kosovës më 15 mars ka miratuar një vendim për marrjen e pronave që janë të regjistruara në emër të Serbisë dhe Jugosllavisë, në emër të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës," tha ai, raporton agjencia serbe e lajmeve "Tanjug", përcjellë Klan Kosova.