Lajmet e fundit

Ukraina thotë se shkëmbimi i të burgosurve të luftës me Rusinë do të bëhej sot.
"Kjo nuk po ndodh për momentin," tha Andriy Yusov, nga Inteligjenca e Mbrojtjes e Ukrainës, për CNN, transmeton Klankosova.tv.
Rusia ka thënë se avioni i rrëzuar mbante dhjetëra të burgosur lufte ukrainas, por CNN nuk ka qenë në gjendje të verifikojë pretendimin.
Shkëmbimet e të burgosurve janë bërë gjatë gjithë luftës, me shkëmbimin më të madh të të burgosurve që ka ndodhur në fillim të janarit.
Më shumë se 200 të burgosur nga secila anë u kthyen në vendet e tyre në shkurt të 2022-tës.