Ministri i mbrojtjes së Ukrainës, Stephan Poltorak ka kërkuar nga presidenti amerikan, Donald Trump që të vazhdoj ofrimin e përkrahjes ushtarake dhe politike për vendin e tij, sidomos duke vazhduar sanksionet kundër Rusisë me qëllim të pengohet eskalimi i situatës.
Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, një ditë pas inaugurimit të Trumpit, Poltorak ka thënë se “është shumë e rëndësishme për Ukrainën që të ketë përkrahjen politike nga Shtetet e Bashkuara”.
Heqja e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë sipas Poltorak do të ishte një sinjal i rrezikshëm sepse kjo lejon që Rusia dhe shtetet e tjera të shkelin ligjin ndërkombëtar, duke krijuar mundësitë për kaos në botë, njofton Radio Europa e Lirë.
Ai ka sygjeruar se Rusia do të nxitej të okupojë më shumë territor të Ukrainës apo edhe të okupjë ndonjë prej vendeve anëtare të NATO-s.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.