Lajmet e fundit

Parlamenti ukrainas do të votoj zëvendësimin për Kryeministrin Arseniy Yatsenyuk.
Yatsenyuk ka lajmëruar që do të japë dorëheqje ditën e diel, ndërkohë që qeveria e tij është e akuzuar për korrupsion dhe neglizhencë.
Zëdhënësi i Parlamentit Volodymyr Groysman është i nominuar nga partia e Presidentit Petro Poroshenko për të zënë vendin e z. Yatsenyuk.
Megjithatë disa raportime te ditës së hënë, sugjerojnë që ai nuk do të marre atë post.
Në qoftë se nuk do të këtë progres ditën e martë, sa i përket krijimit të një qeverie reformuese dhe stabile, do te ketë frustrime në Berlin dhe Uashington përderisa kënaqësia do të mbetet e Moskës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Programi reformativ i përkrahur nga perëndimoret ka ngecur përgjatë javëve të fundit ku shumë persona të profilit të lartë janë larguar nga qeveria.