Lajmet e fundit

Është arrestuar një shtetas ukrainas i cili ka punuar si spiun për agjencinë informative të ushtrisë ruse vetëm disa ditë pasi që në Rusi arrestohet gazetar ukrainas për shkak të spiunimit.
I dyshuari i paidentifikuar ka tërhequr vëmendjen e shërbimit të sigurisë pasi që i ka ofruar shtetësinë ruse një zyrtari të lartë ushtarak dhe para në këmbim të dokumenteve të fshehta për kapacitetet e ushtrisë dhe puna me partner të huaj.
“Agjentët e kanë zënë atë në vepër derisa pranoi një USB me informata të rrejshme që ai mendonte se janë dokumentet e fshehta të natyrës ushtarake”, thuhet në komunikatë.
Autoritetet ruse nuk e kanë komentuar këtë ngjarje.