Lajmet e fundit

Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Groysman, ka akuzuar Rusinë për vrasjen e gazetarit rus në Kiev, Arkady Babchenko.
“Jam i bindur që makineria totalitariste ruse nuk e ka falur atë, sinqeritetin e tij dhe principet e tij”
Babchenko, një kritik i ashpër i Kremlinit, është vrarë para banesës së tij ditën e martë.
Rusia ka bërë thirrje për një hetim lidhur me këtë rast, megjithatë ka deklaruar se “krimet e përgjakshme” kanë shndërruar në një rutine për regjimin në Kiev.
Raportet në mes të Rusisë dhe Ukrainës ngelen të tensionuara pasi aneksimit të Krimesë nga Rusia në 2014, si dhe marrjes në kontroll të pjesës lindore të Ukrainës nga forcat pro-ruse.