Emrush Ujkani, ligjërues universitar, në Info Magazine ka thënë se dialogu Kosovë - Serbi nuk është strukturuar mirë, njofton Klan Kosova.
"Shfaqja e dy problemeve në veten e tyre është derivat i një dialogu jo mirë i strukturuar nga BE-ja në mes Kosovës dhe Serbisë".
Ai ka theksuar se vendimin për përputhshmërinë e marrëveshjeve të arritura e jep Kushtetuesja, por se mungesa e zbatimit të Marrveshjeve të arritura paraqet problem.
"Verdiktin për legjitimimin e tyre e jep Gjykata Kushtetuese".
"E keqja buron nga një dialog që mund të merr përmasa më të mëdha".
"Nuk kemi pasur zbatim të marrëveshjeve deri tani, me përjashtim të disave".
"Përderisa ne kemi Serbinë pengesë për ecjen përpara, si me rastin e UNESCO-s dhe neve askush nuk na garanton se Serbia nuk do të pengojë më, unë besoj që do të dalin probleme ende të reja gjatë rrugës".
"Mendoj që dialogu nuk është projektuar si duhet nga BE-ja".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.