11.05.2016 · përditësuar para 3735 dite1 min lexim
Njohësi i proceseve integruese Emrush Ujkani e ka quajtur arritje madhore rekomandimin e Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ai ka thënë se MSA-ja dhe liberalizimi i vizave i kanë dhënë kuptim agjendës evropiane të Kosovës. Ujkani u ka bërë thirrje pozitës dhe opozitë që për hir të liberalizimit të vizave dhe të stabilitetit të Kosovës t’i japin zgjidhje përfundimtare demarkacionit me Malin e Zi.
Ai në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se demarkacioni nuk duhet të jetë pengesë për heqjen e vizave, por sipas Ujkanit kjo nuk nënkupton që njohja dhe raportet fqinjësore do të shkojnë në kurriz të territorit të Kosovës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.