Lajmet e fundit

Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina nëpërmjet një komunikate lajmëron se uji në komunën e Shtimes mund të përdoret për pije.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në bashkëpunim me Departamentin e Kualitetit të Ujit në kuadër të KUR”Prishtina” sh.a., pas marrjes së mostrave të ujit dhe analizimit të tyre në laboratorin fiziko-kimik dhe bakteriologjik dy ditë radhazi , dalin me këtë rekomandim përfundimtar.
Deri sot në këtë komunë ishte thënë që uji që përdoret fillimisht të vlohet për shkaqe sigurie. Tash është çdo gjë në rregull sa i përket ujit.