Lajmet e fundit

Sindroma metabolike është përmbledhje e çrregullimevemetabolike siç është niveli i lartë i kolesterolit, tensioni i rritur i gjakut ose grumbullimi i indit yndyror në zonën e barkut.
Çrregullimet metabolike rrisin rrezikun nga krijimi i diabetit dhe sëmundjeve të zemrës, ndërsa ekipi i ekspertëve amerikanë nga Universiteti i Harvardit thekson se si me konsumimin e sasisë së nevojshme të ujit në mënyrë të konsiderueshme mund të reduktohet krijimi i të gjitha çrregullimeve metabolike.
Rezultatet e studimit vijnë nga përcjellja e rreth 83.000 femrave në periudhën prej 12 vjetësh. Gjatë kohëzgjatjes së hulumtimit, madje 2.700 femra kanë zhvilluar diabet.
Shkencëtarët kanë konstatuar që konsumimi i ujit nuk do të reduktojë rrezikun ngakrijimi i diabetit nëse me të konsumohen edhe pijet e ëmbëltuara. Pijet e ëmbëltuara duhen në sasi gjithnjë më të madhe të zëvendësohen me ujë sepse është dëshmuar që konsumimi i përditshëm i pijeve të ëmbëltuara rrit rrezikun nga krijimi i diabetit për 10 për qind.
Shkencëtarët theksojnë se për disa kjo përqindje mund të duket e parëndësishme. Megjithatë, nëse e merrni parasysh mënyrën e ushqyerjes, e cila më së shpeshti nuk është e rregullt, si edhe shkallën e aktiviteteve trupore, e cila kryesisht nuk është e mjaftueshme, rreziku 10 për qind më i madh nga krijimi idiabetit mund të luajë rol kyç.
Dr. Hu ka shtuar se si “sheqeri duhet të konsumohet në sasi të kufizuara, ndërsa shkëlqyeshëm do të ishte po ta kishit pirë një kafe ose çaj të pa ëmbëltuar”.